FOTO EKSKLUZIVE / Kandidati për kreun e FSHF kapet “mat” me Arben Lazen

Jan 23, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Kandidati për kreun e FSHF-së, Shpëtim Hala, kapet “mat” me ish-presidentin e Elbasanit, që pritet të jetë delegat në zgjedhjet e 7 shkurtit, Arben Laze.

Foto që ka siguruar “Panorama Sport” tregon sesi Hala dhe Laze janë në një kafe, teksa burimet pranë tyre tregojnë se për afro një orë kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

fgf

Sigurisht, temë e bisedës mendohet të kenë qenë zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku mesa duket Hala ka nisur seriozisht fushatën.

hala

Më parë, Laze pat dal hapur pro Dukës dhe do të votonte atë. Gjithsesi, gara për kreun e FSHF-së ka hyrë në ditët e “nxehta” dhe kandidatët po vijojnë me takimet, për të siguruar sa më shumë vota për në zgjedhjet e 7 shkurtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura