Foto ekskluzive/ Ja helikopteri i nxjerrë dje nga liqeni i Shkodrës

Apr 11, 2016 | 11:46
SHPËRNDAJE

Helikopteri i tragjedisë ajrore të 6 prillit nxirret nga uji bashkë me pjesë të shpërndara të tij nga përplasja.

Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni/(Foto ekskluzive)
Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni/(Foto ekskluzive)

Fillimisht trupi i helikopterit është tërhequr nga vendi ku është rrëzuar në një zonë tjetër të liqenit të Shkodrës, në afërsi të fshatit Vrakë, për shkak të tokës pak më të fortë, ujit më të cekët dhe mundësisë së veprimit.

Gjatë tërheqjes me mjete lundruese të shtetit, disa herë ka pasur probleme për shkak të pjesës nënujore ku trupi metalik ka hasur pengesa. Gjithsesi ka arritur që të dërgohet në pjesën ku më pas pritej të nxirrej në sipërfaqe.

Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni (Foto ekskluzive
Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni (Foto ekskluzive

Më pas palombarët janë siguruar me koordinatat e tyre dhe kanë dhënë sigurinë, pasi kanë bërë matjet se ku duhej lidhur trupi i dëmtuar i helikopterit për ta nxjerrë nga ujërat e liqenit të Shkodrës.

Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni (Foto ekskluzive
Helikopteri pas nxjerrjes nga liqeni (Foto ekskluzive

Në bregun e liqenit, ashtu siç u tha edhe më parë, ka mbërritur një vinç i rimorkiuar në një motovedetë. Pasi është vendosur në një pjesë të fortë të tokës ku është dhënë siguri se nuk mund të ketë rrëshqitje apo ndonjë shembje, zinxhirët e vinçit janë lidhur në trupin e helikopterit.

Natyrisht janë përzgjedhur pjesët më të forta metalike të tij, për të cilat është dhënë siguri se munden që ta ngrenë peshën e madhe të pjesës metalike. Vinçi ka bërë të mundur më pas që trupi i dëmtuar i helikopterit të dëmtuar të nxirret në breg të liqenit.

SENAD NIKSHIQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura