Foto e rrallë e vitit 1945/ Mehmet Shehu në kishë me uniformë ushtarake

Aug 19, 2018 | 13:07
SHPËRNDAJE

Kjo foto e rrallë është publikuar për herë të parë nga DITA në nëntor 2015 dhe i përket viteve të para pas luftës.

Aty shihet Mehmet Shehu në një Kishë.

Mehmet Shehu në Kishë në vitet e para pas luftës
Mehmet Shehu në Kishë në vitet e para pas luftës

Ish-drejtuesi i Brigadës së Parë kishte marrë ndërkohë detyrën e Shefit të Shtatmadhorisë dhe detyrimisht mbante uniformë ushtarake.

Nga ikonat në mure duket një kishë ortodokse.

Mehmeti ishte djalë shehu, komunist dhe ateist i shpallur.

Studiuesi Gazmend Bakiu thotë për DITA se kjo ndodhte në vitet 1944-45, kur sipas traditës së paraluftës, festimet e Ditës së Flamurit fillonin ende me lutje në faltoret e vendit.

Ftohja e regjimit me besimet fetare erdhi shumë më vonë, derisa në vitin 1967 u mor vendimi drastik./Dita/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura