Foto e rrallë e Ibrahim Rugovës i qeshur pranë Albin Kurtit

Oct 25, 2019 | 19:14
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, dikur njiheshin për afërsinë në idealin dhe luftën kundër Serbisë, shkruan Insajderi.

rugova-albini-730x440

Në një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale,  shihet ish-presidenti Rugova, Xhemajl Mustafa, këshilltar për informim i Presidentit dhe Albin Kurti, Bujar Dugolli, e Driton Lajqit dhe një person tjetër, pjesë e delegacionit studentor, që në atë kohë e përfaqësonin Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Ky takim si duket ishte në vazhdën e përpjekjeve për të harmonizuar qëndrimet për organizimin e një proteste të studentëve të Universitetit të Prishtinës e cila u realizua më vonë, me 01 tetor 1997, në Prishtinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura