FOTO/ ‘E masakruan 27 herë me thikë’, detaje nga vrasja e 22- vjeçarit Regis Runaj, natën e krimit ai dhe autorët…

Aug 8, 2020 | 13:16
SHPËRNDAJE

Regis Runaj, 22-vjeçari i masakruar në Elbasan, në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit, është qëlluar 27 herë me thikë nga autori i krimit.

Policia tha sot se nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima, mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar. “Panorama” mëson se në pranga kanë rënë shtetasit Xhuljano Hoxha 29 vjeç dhe Eugen Halili 23 vjeç, autorë të dyshuar të krimit të rëndë.

Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi Eugen Halili. e ka goditur Regis Runajn një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura