Foto e kryeministrit me Obamën/ Kryemadhi: Do të jetë skandal i madh për Ramën. Hetimi amerikan do të sjellë…

Oct 4, 2019 | 21:17
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka komentuar foton e kryeministrit Rama me ish-presidentin e SHBA, Obama, tha se hetimi amerikan do të sjellë një problem të madh për Ramën, pasi është pranuar se është paguar për atë foto.

E ftuar në emisionin ‘Java’, në RTSH Kryemadhi u shpreh se çështja e fotos do të jetë një skandal i madh që do ta vendosë kryeministrin në një pozicion të vështirë në të ardhmen.

kryemadhi2

“Përveç gjithë skandaleve që janë bërë sa një mullar te dera e Edi Ramës, kemi edhe një skandal tjetër, edhe më të madh, por ky do të jetë skandali që do ta vendosë atë në një pozicion shumë të vështirë në të ardhmen, jo me drejtësinë shqiptare, por me drejtësinë amerikane, që është fotoja e famshme e 2012-s.

‘Nuk kam paguar asnjë qindarkë’, tha ai dhe se kjo foto është bërë një çast përpara se ai të bënte marrëveshjen me ju…

Problemi i Edi Ramës nuk është thjesht fotoja me Obamën, por problemi i tij është që qytetari i huaj numër ka pohuar që unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës. Dhe tjetra është që: në Amerikë thanë vërtet janë elementet dhe mjetet për të kryer këtë veprim, por kush është përfituesi dhe në këtë rast është ai që ka bërë foton. Kështu që kjo është diçka që do ta zgjidhë vetë Edi Rama. Këto fotot në fakt kthehen ndonjëherë në bela, bëhen si këto fotot e pjeshkave të bllokut në Instagram, se kush doli më bukur”, tha Kryemadhi.

Teksa u pyet në lidhje me akuzat për Bashën në lidhje me lobimin rus, Kryemadhi tha se: “Vetëm se ka një ndryshim që z. Basha e heton Prokuroria e Arta Markut, ndërsa z. Rama e heton drejtësia amerikane”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura