FOTO/ “E kam çdo ditë me vete”/ 4 vite pasi u nda nga jeta, Ardit Gjebrea kujton personin e zemrës: Imagjinova t`i ndieja aromën…

Aug 4, 2022 | 12:53
SHPËRNDAJE

Si sot katër vite më parë ishte ditë zie në familjen Gjebrea, pasi u nda nga jeta nëna e moderatorit, Ardit Gjebrea.

Ndonëse ka kaluar pak kohë, për kantautorin dhimbja mbetet e freskët.

Gjatë ditës së sotme Arditi ka kujtuar nënën e tij me disa fjalë tepër të ndjera.

“U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t`i ndieja aromën… por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mami”, -ka shkruar Gjebrea në Instastory.

Kujtojmë që moderatori bëri një tjetër dedikim në vitin 2018, ditën kur u nda nga jeta nëna e tij.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, shkruante Ardit Gjebrea krahas fotos së nënës se tij  4 vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura