Foto e fundit…erdhi të fejonte vëllanë, media britanike shkruan për të riun që humbi jetën nga tërmeti: Punonte shofer taksie, ishte i zgjuar dhe…

Nov 28, 2019 | 9:13
SHPËRNDAJE

cupiii

“Ai ka qenë gjithmonë i zgjuar dhe korrekt….”. Media britanik “BanburyCake” ka shkruar për fatin tragjik të Klement Çupit që vdiq në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë.

I riu kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist, pasi në Shqipëri kishin festë. Ai ndodhej prej pak oresh ne vendlindje bashkë me të vëllanë për të festuar fejesën e vëllait të tyre të vogël Nikolini.

Në tërmetin tragjik, humbën jetën Klementi, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi. Ndërsa vëllai i tij Nikolini ka mundur që të shpëtojë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Çupi, i cili mbërriti në Oksford kur ishte i ri si refugjat, studioi në qytet dhe më pas filloi të punojë në një pub si menaxher. Disa vite më parë ai filloi punë si shofer taksie.

klement3 klement2 klement1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura