Foto e djalit të Erdogan me krerë të ISIS ndez debatin për rolin e Turqisë

Nov 25, 2015 | 15:39
SHPËRNDAJE

Disa foto të publikuara në rrjetet sociale të djalit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan duke pozuar me krerë të Shtetit Islamik, ka rritur debatin mbi rolin e Turqisë në lidhje me fundin e regjimit të Asadit në Siri dhe luftës që ky shtet thotë se i ka shpallur ISIS-it.

sgdfhf

Bilal Erdogan shihet në këto foto me drejtues të ISIS që bënë masakrën në Rojava dhe Homs.

Kjo ka mjaftuar që mediat ruse të shtojnë akuzat e tyre ndaj Turqisë, për lidhje të saj me ISIS. Edhe më herët, Moska ka thënë se Shteti Islamik po bën tregti nafte me Turqinë, duke forcuar kështu financat e tij.

son-fff

Ndërsa në Samitin e G20-ës, Presidenti rus ka folur pa emra për vende që sipas tij po financojnë Shtetin Islamik.

Bilal Erdogan u takua me udhëheqësit e ISIS, shkruan ky person ne Twitter
Bilal Erdogan u takua me udhëheqësit e ISIS, shkruan ky person ne Twitter

 

Në tetor 2014, nënpresidenti amerikan Joe Biden tha në një takim të Harvardit që regjimi i Erdoganit e ka mbështetur ISIS me “qindra miliona dollarë dhe mijëra ton armëve…” Por Biden më vonë kërkoi falje në për këtë deklaratë qartësisht me arsye taktike për të marrë leje Erdoganit për të përdorur bazën ajrore të Turqisë Inçirlik për sulmet ajrore kundër ISIS në Siri.

Megjithatë, dimensionet e mbështetjes së Erdoganit ndaj ISIS është shumë, shumë më tepër larg se sa Biden ka lënë të kuptohet, shkruan në një artikull analizë “olympia.gr”.

Në një kohë kur Uashingtoni, Arabia Saudite dhe Katari po sulmojnë ISIS, ata çuditërisht mbeten ende të fortë. Arsyeja duket të jetë shkalla e mbështetjes nga Erdogan dhe shokët e kryeministrit, Ahmet Davutollu.

artikulli-djalierdoganit

Burimi kryesor i parave që ushqen ISIS këto ditë është shitja e naftës së Irakut nga fushat e naftës në rajonin e Mosulit ku ata mbajnë një fortesë. I biri i Erdoganit duket se është njeri që bën shitjet e eksportit të naftës të kontrolluar nga ISIS, shkruan artikulli.

“Bilal Erdogan zotëron disa kompani detare. Ai thuhet se ka nënshkruar kontrata me kompanitë evropiane që operojnë për të transportuar naftën irakene të vjedhur në vende të ndryshme aziatike. Qeveria turke e blen naftën e plaçkitur të Irakut e cila është duke u prodhuar nga puset e naftës irakene të sekuestruara. Kompanitë detare të Bilal Erdoganit zotërojnë një zonë të madhe moli në portet e Bejrut dhe Cejhan që transportojnë naftë kontrabandë për ISIS-in”,- shkruan artikulli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura