FOTO/ E bija 21-vjeçare i vdes nga koronavirusi, nëna dedikim prekës në rrjetet sociale

Mar 25, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Një vajzë vetëm 21-vjeçare pa sëmundje të tjera më parë, e prekur nga koronavirusi, ka humbur jetën. Lajmin e ka bërë me dije familja e saj, shkruan Daily Mail.

26388166-8151117-image-a-1_1585137906134

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima me moshën më të re në Mbretërinë e Bashkuar që nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme.

Nëna e saj Diane Middleton postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.

Në postimin e saj në Facebook, Diane Middleton, e cila jeton në Buckinghamshire, shkruante:

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 vdekje nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur./PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura