FOTO/ Duke konsumuar kafe, momenti para dhe pas ekzekutimit të Bujar Çelës

Sep 18, 2020 | 18:29
SHPËRNDAJE

Bujar Çela u ekzekutua në mënyrë mafioze mëngjesin e djeshëm në qytetin e Elbasanit.

bujarcela (1)

“Panorama.al” ka siguruar foto të momentin teksa ai po konsumonte kafenë e mëngjesit dhe momentit pas vrasjes, ku i ndjeri shihet i shtrirë në tokë.

Vrasja mbetet enigmë deri më tani, ndërsa viktima është vëllai i Talo Çelës, i shpallur në kërkim për vrasje dhe grabitjen e Rinasit. Babai i tri vajzave, 62 vjeç, është qëlluar me mbi 10 plumba nga tre persona, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin veshur uniforma policie.

Atentatorët që e vrarë me armë të ndryshme ishin brenda një makine në momentin e krimit.

bujarcela (3) bujarcela (2)

NGJARJA

Rreth orës 05:45 të mëngjesit të djeshëm, Bujar Çela ka dalë nga mjeti i tij, të cilin e përdorte si taksi dhe është ulur në lokalin e zakonshëm, ku edhe konsumonte kafen e mëngjesit.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja ndodhet përballë terminalit të autobusëve, ku 62-vjeçari priste çdo ditë pasagjerë për t’i transportuar në banesat e tyre, profesion të cilin e kryente pa licencë. Si çdo mëngjes, ai ka hyrë në verandën e lokalit, por në atë moment një breshëri plumbash janë lëshuar drejt tij nga persona ende të paidentifikuar.

Çela është shtrirë në tokë nga goditjet e plumbave, të cilat kanë dëmtuar edhe xhamat e lokalit dhe një pjesë të derës. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ndërsa autorët janë larguar prej aty me një makinë tip “Renault”. Burimet nga Policia bënë të ditur se në mjetin me të cilin u krye vrasja dyshohet se ishin katër persona, por vetëm tre prej tyre kanë zbritur prej tij. Autorët kanë qenë të maskuar dhe të kamufluar me veshje Policie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura