Foto/ Dua Lipa pozon me duart si shqiponjë nga Muzeu i Skënderbeut: Sa shumë dashuri

Jul 25, 2021 | 16:16
SHPËRNDAJE

dualipa

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka publikuar foto në Instagram nga muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, pranë shpatës së Skënderbeut.

Ajo ka pozuar me duart duke formuar simbolin e shqiponjës teksa shkruan “shumë dashuri”.

Ndër të tjera, këngëtarja ka publikuar foto me familjarët e saj dhe me të dashurin, Anëar Hadid.

Dua Lipa mbërriti në Tiranë dy ditë më parë ku u takua me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliajn dhe ambasadoren Yuri Kim.

Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytet, ajo diskutoi edhe mundësinë e zhvillimit të një koncerti në Shqipëri, por ende pa një konfirmim zyrtar.

dualipa (2) dualipa (3) dualipa (4) dualipa (5) dualipa (6) dualipa (1)

dua lipa (5) dua lipa erion veliaj (1) dua lipa erion veliaj (2) dua lipa edi rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura