FOTO/ Dramë në familjen shqiptare, nënë e bir humbin jetën pak minuta pas njëri-tjetrit. Postimi prekës i kryeministrit në Facebook

Jan 2, 2020 | 12:32
SHPËRNDAJE

poop-600x360

Nënë e bir humbin jetën pak minuta pas njëri-tjetrit. Një ngjarje e rëndë është shënuar në famijlan Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit. Sot në orët e para të mëngjesit ka humbur jetën nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani.

Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.

 

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri ne detyre i Kosoves Ramush Haradinaj me nje postim ne Facebook:

ramushi vdekje

Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.

Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!

RH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura