FOTO/ Donte të shpëtonte nënën, por mbetën të dyja brenda. Kjo është viktima me moshën më të re në spitalin e Tetovës

Sep 9, 2021 | 14:50
SHPËRNDAJE

Vajza që shihni në këtë foto është viktima me moshën më të re e tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në spitalin Covid në Tetovë.

6CFBD5B2-323B-45C9-9A81-EE87B2B2D541-1-476x600

Gazeta Ekspress shkruan se e reja, nga pamundësia për të nxjerrë nënën e saj jashtë spitalit, ka mbetur edhe vetë brenda dhe është djegur së bashku me të ëmën.

Deri më tani, numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 14, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së për t’u identifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura