FOTO/ Do blinin ushqime me zetor, ky është i riu që humbi jetën. U plagos gjithë familja

Mar 24, 2018 | 15:30
SHPËRNDAJE

Ky personi qe shihni ne foto eshte 25- vjeçari qe mbeti i vdekur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, rreth 6 km në veri të Gjirokastrës, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

klajdi

 

I riu dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij janë aksidentuar rëndë, teksa kishin shkuar për të blerë ushqime me zetor në një prej dyqaneve të shumicës në Urën e Kardhiqit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 dhe sipas grupit hetimor, zetori në të cilin gjendeshin Sali Ngjelina me të shoqen dhe djalin e tij, Klajdi Ngjelina, 25 vjeç, ka hyrë në rrugën kryesore, duke i prerë drejtimin një automjeti tip “Volkswagen” me targa KJ 8504 A.

Drejtuesi i saj, E.Gj, 21 vjeç, nuk ka mundur dot të manovrojë karshi prezencës së zetorit në krahun e tij dhe për pasojë është përplasur me të.

Përplasja ka qenë fatale dhe nga përmbysa e zetorit në rrugë, gjeti vdekjen e menjëhershme Klajdi Ngjelina, ndërkohë që është plagosur rëndë i ati i tij, Sali Ngjelina, 64 vjeç dhe më lehtë, nëna e viktimës H. Ngjelina, 58 vjeçe.

 

aksident-ne-gjirokaster-2-467x350

 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor nacional Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, mjeti me targa KJ 8504 A tip volkswagen që drejtohej nga shtetasi E.Gj, 21 vjeç, nga Kavaja, është përplasur me një mjet zetor që drejtohej nga shtetasi S.N.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali i drejtuesit të zetorit shtetasi Klajdi Ngjelina 25 vjec, si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër drejtuesi i zetorit shtetasi S.N 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja H.N 58 vjeçe.

Gjithashtu po nga përplasja është dëmtuar pa probleme për jetën edhe shtetasja M.GJ, nëna e drejtuesit të mjetit volkswagen e cila është transpotruar për në spitalin rajonal Gjirokastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura