FOTO/ Ditë pozitive për Juventusin, Kristiano Ronaldo zbarkon në Torino. Së bashku me portugezin vijnë edhe…

Jul 26, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Dita e sotme ka rezervuar zbarkimin e disa yjeve në selinë e Juventusit, përfshirë këtu dhe sulmuesin Kristiano Ronaldo.

E7N3wO-WEAMstan

Në një farë mënyre, Ronaldo i jep fund zërave të merkatos teksa ka kryer dhe vizitat mjekësore Conticassa për t’iu bashkuar më pas trajnerit Mak Alegri në stërvitjen e skuadrës.

rabi

Portugezi mund të qëndrojë dhe këtë sezon tek Juvja për të provuar ëndrrën e madhe në Champions, por për momentin ngërçi qëndron tek pozicioni në fushë, pasi Alegri kërkon që Ronaldo të bëjë pykën, por ylli portugez kërkon më shumë liri në fushë. Megjithatë, Kristiano Ronaldo u prit nga qindra tifozë duke shkëmbyer dhe autografe apo foto me ta.

i

Së bashku me 36-vjeçari, skuadrës iu bashkuan dhe Dejan Kulusevski, Mathijs De Ligt, Aron Ramsej dhe Adrien Rabiot të cilët përfunduan pushimet pas angazhimit në Kampionatin Europian.

rr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura