“Aleancë e pështirë me Berishën në ballë, Metën pas shpine e Monikën në çizme”, Balla i përgjigjet Presidentit: Prej korrikut të 2016-s…

Feb 29, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

taulant balla kongres

Me retorikë të fortë për situatën ku ndodhet politika shqiptare sot, ka folur në ditën e dytë të Kongresit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga Presidenti Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe ndaj institucioneve kushtetuese.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë.

Partia Socialiste ka natyrisht përgjegjësinë dhe meritën kryesore në gjithë këtë përpjekje dhe reformim të thellë e të gjithanshëm.

Sot Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira e delikate që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, kriza e piramidave në 1997, miratimi i Kushtetutës në 1998,kontributi i pazëvendësueshëm i socialistëve në Qeveri në luftën e Kosovës përpara, gjatë dhe pas vitit 1999,beteja për transparencën e zgjedhjeve 2010-2011,

Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë.

Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi,
me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme!

Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 treguan edhe se molotovi, dhuna, zjarri dhe sulmet ndaj institucioneve ishin kryekëput të organizuara dhe drejtuara nga opozita e rrugës.

Sa herë ata urdhëronin dhune, kishte molotov. Kur tërhiqeshin nga dhuna, kishte qetësi”, tha Balla.

FOTO/ Dita e dytë e Kongresit nis me një minutë heshtje për ngjarjen e rëndë që goditi Shqipërinë

Dita e dytë e Kongresit të PS ka nisur me nderime për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ku kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ftuar pjesëmarrësit për 1 minutë heshtje.

“Tre muaj më parë Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar.
(Ju ftoj të mbajmë një minut heshtje në kujtim të jetëve të humbura nga Tërmeti i 26 Nëntorit)

U prefshin në paqe!
26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë.51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye.Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja.Në emrin tuaj dua t’i shpreh mirënjohje cdo anëtari të forcave e kërkim/shpëtimit shqiptarë e të huaj, të ushtrisë, të policisë, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit të minierave si dhe të mjekëve e infermierëve që kuruan mijëra plagë të mëdha e të vogla në trupat e qindra e qindra të plagosurve.Mirënjohje për solidaritetin fqinjëve e kujtdo vendi tjetër mik që na u gjend qoftë në orët e para pas tërmetit, e qoftë për atë mbështetje të paimagjinueshme në Konferencën e Donatorëve.

v4 v3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura