FOTO/ Di Maria akoma dhe më pranë Juventusit, lajmin e konfirmon padashur bashkëshortja me anë të një…

Jun 27, 2022 | 17:40
SHPËRNDAJE

Angel Di Maria duket se është çdo ditë e më shumë pranë Juventusit. Pasi tha në një intervistë se fanella e bardhezinjve është më e madhja në Itali, të dhënën tjetër për këtë transferim të mundshëm e ka dhënë bashkëshortja e argjentinasit.

di maria

Xhorxhelina Kardozo ishte ajo që pritej të merrte këtë vendim për të ardhmen e sulmuesit, pasi duhet të vërtetonte nëse qyteti i Torinos ishte i sigurt për familjen e tyre.

Duket se aprovimi i saj është vënë re nga fansat me anë të një veprimi që ka zgjedhur të bëjë. Kardozo ka filluar të ndjekë tashmë Juventusin në Instagram, gjë që nga mediat italiane besohet se tashmë e ardhmja e Di Marias është vendosur dhe pritet që sezonin e ardhshëm të luajë në Serinë A.

132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura