(FOTO) Detaji që ju ka shpëtuar nga veshja e VIP-ave në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Sep 26, 2022 | 15:22
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan mbrëmjen e djeshme (25 shtator) dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit.

Dyshja zgjodhën ta realizonin ceremoninë e tyre në natyrë, ku nuk mungoi edhe darka me shumë surpriza. Mesa duket Armina dhe Shkëlzeni janë shumë tradicional dhe këtë e treguan nga ushqimi tek kërcimet në festën e tyre.

amarda toska

Në këtë ditë të veçantë me to gëzuan rreth 300 të ftuar ndër to edhe shumë VIP-a. Krahas personazheve të njohur të ekranit, nuk munguan dhe shumë figura politike. Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rudina Hajdari, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Floriana Garo, Albana Vokshi ishin vetëm disa nga të ftuarit.

dalina buzi

Çfarë u vu re tek ato ishte veshja që kishin zgjedhur, ku pjesa dërrmuese ishin me fustane ose kostume në ngjyrë të zezë. Nuk mund të themi se ky ishte kodi i veshjes, pasi ndonëse dominoi kishte të ftuar të tjerë që mbanin veshur edhe ngjyra të tjera.

 

Kujtojmë që më herët Mevlani dekraroi se zgjodhën shtatorin për të kurorëzuar dashurinë e tyre, pasi të dyve iu pëlqen vjeshta.

Blogerja tregoi gjithashtu se pas dasmës do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj.

erla mehilli

 

agnesa vuthaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura