FOTO/ Detaje nga operacioni në Vlorë, kontroll në një banesë. Çfarë gjeti policia

Nov 8, 2019 | 9:30
SHPËRNDAJE

74526009_2571984346421254_7887921294115602432_o

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Drashovica” ku jane sekuestruar lëndë narkotike në një banesë. 

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 56 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë.

“Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Drashovicë mund të kishte lëndë narkotike, Policia ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Drashovica”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa”, thanë blutë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura