FOTO/ Derbi shqiptarësh në Serinë A, gazeta e njohur italiane i bën jehonë Kumbullës dhe Dermakut

Oct 29, 2019 | 14:50
SHPËRNDAJE

Parma e Kastriot Dermakut do të përballet ditën e sotme me Veronën e Marash Kumbullës, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Serisë A.

Kumbulla Dermaku

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, kanë tërhequr vëmendjen e gazetës së njohur italiane “Gazzetta dello Sport”, teksa në numrin e sotëm, i ka kushtuar një artikull të veçantë këtij dueli me titullin “Shqiptarët e Italisë”.

Kumbulla-Dermaku

Dermaku ka fituar së fundmi vendin e titullarit në formacionin e Parmës, duke bërë paraqitje dinjitoze në 2 sfidat e fundit, ndërkohë që 19-vjeçari Kumbulla është një titullar i padiskutueshëm te skuadra veroneze, madje së fundmi nuk kanë munguar krahasimet edhe me mbrojtësin e Juventusit, De Ligt.

kUMBULLA DHE DERMAKU

Si Kumbulla ashtu dhe Dermaku pritet të startojnë si titullarë në përballjen e sotme, ndërkohë që në fushë do të jetë edhe shqiptari i Kosovës, Amir Rrahmani. Ish-mbrojtësi i Partizanit do të formojë repartin difensiv së bashku me Kumbullën.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura