FOTO/ Dëbora arrin deri në 10 centimetër trashësi në zonat turistike të Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar apel shoferëve: Kujdes! Reduktoni shpejtësinë

Jan 12, 2020 | 15:57
SHPËRNDAJE

Reshjet e dëborës që kanë filluar gjatë natës, ka bërë që zonat e larta në Korçë, Dardhë dhe Voskopojë, të mbulohen nga dëbora.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, trashësia e dëborës ka arritur në 5-10 centimetra.

82068945_915997295461547_8815437915686436864_o

Rrugët janë të pastra, por ndërkohë u bëhet apel drejtuesve të automjete që të kenë kujdes, për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Njoftim për median dhe opinionin publik

Në aksin rrugor Korçë-Dardhë kanë filluar reshje të shumta dëbore?

Po punohet për Mirëmbajtjen Dimërore.

Nga km 5-14 kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

⚠️Drejtuesit e mjeteve, që zgjedhin të kalojnë në këtë aks të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

82136428_915997052128238_771333610480336896_o 81859135_916049268789683_8065715184775200768_o 81715380_915997188794891_5686923861140963328_o 81452772_909741242753819_2561299567966420992_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura