FOTO/ Dalin pamjet nga vendi i rrëzimit të helikopterit, ku humbi jetën legjenda e basketbollit

Jan 26, 2020 | 21:42
SHPËRNDAJE

Kobi Brajan, ish-basketbollit dhe ylli i NBA-së ka vdekur në një aksident ajror me helikopter, në Kaliforni (Los Anxheles). Lajmi i konfirmuar pikësëpari nga rrjeti TMZ, i cili theksonte se Brajan, 41-vjeç ishte në bord të helikopterit të tij privat, me të paktën tre persona të tjerë, përveç pilotit. Të gjitha pasagjerët kanë humbur jetën, e konfirmuar kjo edhe nga policia e Los Anxhelesit me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.

23900072-7931909-image-a-64_1580068620377

“Konfirmojmë vdekjen e 5 personave. Asnjë i mbijetuar nga përplasja e helikopterit në Kalabasas. Hetimi vazhdon dhe të gjithë të qëndrojnë sa më larg zonës së aksidentit”, postonte policia.

kibin

Në të njëjtën kohë, konfirmohet se fatmirësisht, në bord nuk ka qenë bashkëshortja e tij, Vanesa, e cila përflitet se ka vendosur që të mos hipë në helikopter në sekondat e fundit.

23900216-7931909-image-a-66_1580068766910
Ish-ylli i Los Anxheles Lejkërsave dhe i basketbollit amerikan e botëror lë katër vajza, Xhanën, Natalian, Biankan dhe Kapir.

23900234-7931909-image-a-68_1580069076254
Kobi Brajant ishte përdorues i rregullt i këtij mjeti ajror, të markës Sikorski S-76, prej shumë vitesh. Madje, nëpërmjet tij spostohej sa herë që duhej të luante në shtëpi, në “Staples Center”, nga bregdeti i Njuportit ku jetonte.
23899728-7931909-image-a-62_1580067344187
Ky ishte një lajm që është pak ta quash tragjik për botën e sportit, duke qenë se po flasin për një ndër basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pjesë e formacionit të “All Star NBA”, për 18 sezone nga 20 vite karrierë.

kobe-bryant
Gjatë viteve të aktivitet, Brajant kishte fituar 5 tituj kampion me Los Anxheles Lejkërs, por ndarja e tij nga jeta, si për ironi të fatit, erdhi në ditën që LeBron Xhejms, pasardhësi i tij i madh te kalifornianët i pat thyer edhe rekordin e pikëve. Brajant numëron në karrierën e tij me Lejkërsat 33 mije e 643 pike. Por pas 29 pikëve të realizuara nga Xhejms ndaj Filadelfias, LeBron parakaloi Brajantin duke u ngjitur në kuotën 33. 655.

hi-res-79ed9747e0b4d28c152538f0e96f9471_crop_north

Për shumë pak që e dinë, Brajant ishte me origjinë italiane dhe kjo mund të kuptohet qartë edhe nga emrat e zgjedhur edhe për dy nga vajzat e tij, Xhana dhe Bianka, por në të njëjtën kohë ishte edhe një i apasionuar pas futbollit. Skuadra e tij e zemrës ishte italiane, Milani, të cilin sa herë që ka pasur mundësi e ka ndjekur nga “San Siro”, por shumë shpesh ka vizituar edhe qendrën stërvitore të kuqezinjve, siç tregojnë edhe shumë prej fotove të Brajantit.

kobe.bryant.milan.sorride.1080x648
Ndërkohë, në minutat dhe orët në vijim priten zhvillime për ngjarjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura