FOTO/ Daçiç i painteresuar për takimin e Ministrave të Jashtëm të rajonit, lë mbledhjen përgjysmë dhe del për kafe. Greqia e bojkoton

May 23, 2015 | 20:29
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Jashtëm të Rajonit, pesë ditë përpara se në vendin tonë të vijë kryeministri serb, Vuçiç.

Ministri i Jashtem serb pasi la mbledhjen e Ministrave

Në këtë mbledhje Daçiç tha se Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon si dhe po bën përpjeke për fqinjësi të mirë.

“Sa i përket perspektivave dhe rrugën tonë drejt BE, jam dakord me ju që janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar për stabilitetin në rajon, është duke bërë përpjekjet e saj për fqinjësi të mirë, përfshirë këtu edhe dialogun me Prishtinën. Kjo është parë me atë që kemi bërë në rrugën e BE-së”, tha ai.

Pas fjalimeve të para mbledhja vijoi me dyer të mbyllura, por rreth orës 10:30, Daçiç është parë të largohet nga mbledhja dhe të ulet në kafen e jashtme të Hotel Sheraton.

Duket se diplomati serb ka qene i painteresuar per ate pjese te takimit. rreth 45 minuta me vone ai eshte pare te futet serish ne mbledhje, pasi kishte konsumuar edhe kafen. 

Në mbledhjen e sotme është vënë re edhe mungesa e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura