FOTO/ Berisha nuk i ndahet ecjes nga “Gjiri i Lalzit”

Nov 29, 2015 | 18:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka preferuar ta kalojë fundjavën duke bërë shëtitje në ‘Gjirin Lalzit’.

Sali Berisha
Sali Berisha

Disa foto të publikuara në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, e shfaqin atë duke ecur buzë detit me veshje sportive.

Mesa duket kjo është një ‘terapi’ relaksi për ish-kryeministrin, pas debateve të ndezura që shkëmben me përfaqësues të qeverisë dhe maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe pas jetës aktive politikë në Tiranë.

Më herët, ai është parë shpesh fundjavave duke ecur buzë detit, apo duke dalë në foto me qytetarë të ndryshëm që duan të kenë një kujtim me ish-kryeministrin (2005 -2013).

12274254_530883810405864_7517434028092932717_n (1) 12299300_530884237072488_1618571138312749413_n 12308488_530884177072494_5631981319067350385_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura