FOTO/ Berisha bën paqe me Fevziun, ja ku janë takuar së bashku

Mar 21, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Blendi Fevziu duket se kane bere paqe se bashku.

Ata jane fotografuar se bashku ne zyren e ish-kryeministrit, teksa kane shtrenguar duart me njeri-tjetrin, ashtu si duket ne kete foto postuar nga keshilltarja e Berishes, ne rrjetet sociale.

berisha fevziu

Eshte folur shume lidhur me nje raport te prishur mes tij dhe Berishes qe pas nje daljeje te fundit te ish-kryeministrit ne nje emsion te vitit 2013.

Vete Fevziu eshte pyetur shume here per nje raport te prishur me ish kryeministrin per te cilin ka dhene disa here pergjigje.

Ne nje koment te fundit, pikerisht ne 20 vjetorin e emisionit “Opinion”, pyetur nese i kishte derguar ftese Berishes ai dha kete pergjigje:

Nuk kam punuar ndonjëherë për Berishën që të largohesha prej tij. Unë kam pasur një raport më miqësor me të, i cili në 2012 ngriu për arsye që i kam sqaruar disa herë. As kam bërë fjalë, as debat me Berishën. Thjesht nuk kemi komunikuar më, pas njërit prej emisioneve të mi.

Pse Berisha nuk i shkon në emision, Fevziu tregon raportin me ish-kryeministrin

Në nje nga daljet e tij ne “Këndin e ekselencës” në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24, Fevziu është pyetur nga studentët se përse prej 5 vitesh ish-kryeministri Berisha nuk ka shkuar në studion e tij në “Opinion” dhe ka folur edhe pë raportin e tij me ish-kryeministrin.

Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë Berishës, pasi ai e ka ftuar në emision, por shtoi se nuk ka pranuar të bëjë kompromise.

“Është një çështje që duhet t’ia bësh Berishës këtë pyetje. Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, tha Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura