Foto/ Bëri simbolin e shqiponjës, Greqia hakmerret ndaj shqiptarit në Parga

Feb 8, 2017 | 13:51
SHPËRNDAJE

Një tjetër shqiptar e pëson keq pasi guxoi të bëjë shenjën e shqiponjës para një flamuri grek në portin “Gaios Paxon” në Parga. Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi 7 ushtarë me origjinë shqiptare u dënuan në Greqi pas fotografive teksa bënin simbolin e shqiponjës me duar.

shqiptari1

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një djalosh shqiptar vetëm 17 vjeç, i cili tani duhet të mbledhë plaçat e të largohet nga Greqia.

17 vjeçari shqiptar është arrestuar për fyerje ndaj simbolit kombëtar në Portin “Gaios Paxon” shkruan portali grek “Kerkyrasimera”, ndërkohë që adoleshenti e ka postuar fotografinë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale.

Menjëherë pasi është evidentuar rasti dhe verifikuar fotoja ai është arrestuar dhe më pas gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar nga Greqia duke e shpallur person “non grata”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura