FOTO/ Benzema surprizon të moshuarën 100 vjeçe, i dërgon fanellën e tij si dhuratë

Mar 31, 2021 | 13:54
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, është bërë protagonist në Spanjë teksa ka menduar të surprizojë një të moshuar 100 vjeçe, duke i dërguar fanellën e tij në shenjë dhurate.

benzema

Bashkë me fanellën, francezi Benzema i dërgoi dhe një videomesazh të moshuarës ku e përgëzoi atë dhe u shpreh me fjalët  “shihemi së shpejti”.

“Përshëndetje Viktoria, shpresoj të jesh mirë! Të uroj gjithë të mirat dhe të përqafoj. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e 33 vjeçarit drejtuar të moshuarës.

Ndërkohë për surprizën ka reaguar dhe nipi i të moshuarës i  cili u shpreh mjaft i lumtur: “Nuk besoj se do të kishte një dhuratë tjetër që ta lumturonte kaq shumë. Ajo ndihet si adoleshente, ishte një përpjekje e bukur nga Benzema dhe klubi i Realit”, shkroi i riu në “Twitter”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura