FOTO/ Bashkëshortja e Sinan Hoxhës bën 21 vjeçe, ja si ka ndryshuar

May 1, 2016 | 17:51
SHPËRNDAJE

Modelja e re dhe bukuroshe, e cila i vodhi zemrën këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra Destani, pret që për pak kohë të bëhet nënë e të sjellë në jetë fëmijën e parë të tyre, që është djalë.

Vetëm pak ditë më parë, Andrra ka festuar ditëlindjen e 21-të me një rreth të ngushtë miqsh, ku së bashku me Sinanin janë argëtuar deri në orët e vona të natës.

”Panorama plus” ka arritur të sigurojë fotot, në të cilat shihet se si bashkëshortja e Sinan Hoxhës është transformuar nga shtatzënia dhe nuk njihet që është ajo vajza modele që i mahniti të gjithë në ditën e martesës.

andrra_1461865506-9374364

Andrra, gjatë muajve të shtatzënisë, duket se nuk e ka kursyer veten aspak, duke konsumuar ushqime nga më të ndryshmet, që të sjellin kilogramë, të cilat pas lindjes shumica e femrave e kanë shumë problem t’i largojnë.

Ndoshta ato që nuk e njohin mirë, po ta shohin atë në këto foto, nuk do e besojnë që bëhet fjalë për të njëjtin person. Por e rëndësishme në këto momente është që të shkojë mbarë çdo gjë me lindjen. Ne ia urojmë!

Andrra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura