FOTO / Baloteli i jep “shembullin e mirë” Nejmarit për zënkën me Kavanin: Herë tjetër mos pyet!

Sep 19, 2017 | 18:43
SHPËRNDAJE

Mario Baloteli nuk i ka rezistuar tundimit për t’u përfshirë në çështjen që ka shpërthyer së fundmi në Francë, pas debatit tashmë publik mes Kavanit dhe Nejmar te PSG.

baloteli nejmar

Sulmuesi italian, i njohur për karakterin e tij paksa të çuditshëm, ka vendosur t’i japë një këshillë në mënyrën e tij Nejmarit, i cili thuajse është kacafytur me Kavanin rreth çështjes se kush duhet të gjuajë penalltitë apo goditjet e dënimit nga tani e tutje.

baloteli nejmar

“As nuk duhet të pyesësh për t’i gjuajtur ato”, ishte këshilla e Balotelit drejtuar Nejmar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sigurisht që këshilla e Balotelit nuk është ndër më brilantet e mundshme duke marrë parasysh historinë e tij.

Sulmuesi ka kaluar në disa nga ekipet më të njohura në Europë për të përfunduar te Nica, kryesisht vetëm falë asaj që ka bërë jashtë fushe, ngjarje të cilat kanë kaluar edhe bëmat e tij brenda katërkëndorit të gjelbër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura