FOTO/ Autorja e “Harry Potter” vjen me jahtin luksoz në Sarandë

Aug 15, 2016 | 22:29
SHPËRNDAJE

SARANDE– Jahti luksoz “Amphitrite” është parë në ujërat e jugut shqiptar dy ditë me rradhë, duke ngjallur kështu kureshtjen e pushuesve me elegancën e tij.

Jahti Amphitrite.... (1)Por ajo që ka ngjallur më shumë habi ka qenë fakti se anija elegante njihet si jahti privat i aktorit të famshëm të Hollivudit, Johnny Depp, i njohur për filmat e tij të Piratit të Karaibeve.

Por nga media ndërkombëtare mësohet se ky jaht është blerë nga novelistja e famshme dhe krijuesja e Harry Poter, Joan K Rowlings.

Nga autoritet e portit nuk ka asnjë të dhënë mbi njerëzit që janë në këtë jaht, por është konfirmuar se pasagjerët kanë zbritur ditën e sotme për të vizituar rrënojat e Butrintit të shoqëruar nga  Auron Tare,  njohës i mirë i këtij qyteti Antik.

I pyetur për gazeten “Panorama” zoti Tare nuk dha asnjë koment mbi identitetin e personave që zbritën nga jahti i famshëm, që ka mbajtur në kuvertën e tij personazhe të famshme të botës së artit botëror si dhe autoren e Harry Poter, Joan K Rowlings.

Shpresa Dine

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura