FOTO/ Astrit Patozi: Shqipëria ka nevojë për qetësi! Zgjedhjet janë garë, nuk po shkojmë në luftë për t’u vrarë me njëri-tjetrin

Mar 21, 2021 | 17:21
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa i referohet përplasjeve në Elbasan mes militantëve të PS-së dhe PD-së, thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për urrejtje, as për fanatizëm apo radikalizëm politik.

patozi

Sipas Patozit, Shqipëria ka nevojë për qetësi, logjikë dhe arsyetim, që vlen gjithmonë si reflektim për popujt e qytetëruar pas krizash të gjata, ndërsa thekson se zgjedhjet janë garë dhe jo luftë për t’iu vrarë me njeri-tjetrin.

Postimi i plotë:

SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR LUFTËRAT E TYRE FALSO

Shqipëria nuk ka nevojë për urrejtje, as për fanatizëm apo radikalizëm politik. Boll me këtë retorikë revolucionare, që të ngjeth mishtë, edhe pse të gjithë e dinë se është e rreme, thjesht sa për të kaluar 25 prillin.

Zgjedhjet janë garë, sepse nuk po shkojmë në luftë për t’u vrarë me njëri-tjetrin.

Shqipëria ka nevojë për qetësi, edhe nëse dashuria mund të mungojë përkohësisht. Por mbi tē gjitha për logjikë dhe arsyetim, që vlen gjithmonë si reflektim për popujt e qytetëruar pas krizash të gjata.

Aq më tepër, kur kemi parë jo rrallë se si puthen dhe flirtojnë pastaj pikërisht ata, të cilët kacafyten dhe qisin pushkë me fishekë manovre kundër shoshoqit, vetëm atëherë kur afrohet data e zgjedhjeve.

elbasan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura