FOTO/ “Asnjë nga vëllezërit Xhaka nuk është ‘engjëll'”

Jun 11, 2016 | 17:53
SHPËRNDAJE

Elmaze Xhaka, nëna e Granit dhe Taulantit, ka treguar mbështetje si për Shqipërinë dhe Zvicrën duke veshur një bluzë gjysmë për gjysmë në Lens.35278CB400000578-3636643-This_Euro_2016_tie_saw_the_Xhaka_brothers_go_up_against_each_oth-a-8_1465655494752

Vëllezërit Xhaka janë rasti i parë në Evropë ku dy vëllezër ndeshen me njëri-tjetrin me kombëtare të ndryshme.

Granit Xhaka, i cili është blerë nga Arsenali për 35 milionë paund luan me Zvicrën vendin ku ka lindur dhe është rritur. Kurse vëllai i tij më i madh luan me Shqipërinë.35270FDC00000578-3636629-image-m-43_1465653261042

Nëna e tyre ishte ulur në shkallët e stadiumit krah të dashurës së Granitit, Leonita Lekaj, ku pranë tyre ishte dhe babai i vëllezërve.

Ragip Xhaka ka kaluar tre vite në burg si i burgosur politik në Kosovë. Ai doli 25 vjeç dhe nisi një jetë të re në Bazel.35278CA100000578-3636643-Albania_s_Taulant_Xhaka_right_challenges_his_brother_Switzerland-a-11_1465655496645

Rriti dy futbollistë profesionistë, Taulant, 25 vjeç dhe Granit, 23 vjeç, të cilët nuk u kthyen më në Kosovë.

Para ndeshjes, në intervistat e tyre ata deklaruan se nuk janë vetëm vëllezër, por edhe miq.

Dueli i tyre nuk zgjati 90 minuta pasi De Biazi e zëvendësoi Taulantin në minutën e 62-të.3527E82F00000578-3636643-image-a-25_1465656766763

Kjo solli zemërim dhe reagimin e Xhakës, i cili përplasi bidonin e ujit në bankinë.

“Daily Mail”, shkruan se asnjë nga vëllezërit Xhaka nuk është “engjëll”, pasi Granit ka dalë tre herë me të kuq këtë sezon me Borussia Monchengladbach.3527EC4700000578-3636629-image-a-64_1465655940967

Taulanti është pezulluar dy herë te Bazeli pasi në një pasi qëlloi kundërshtarin në fushë dhe në një tjetër e shtyu atë.

Përballja e tyre u mbyll me rezultatin 1-0 për Zvicrën dhe Lorik Cana mori të kuq në minutën e 37-të.3527DA9900000578-3636643-Xhaka_was_taken_off_after_61_minutes_having_only_recently_return-a-6_1465655492496 3527DAAD00000578-3636643-Xhaka_pictured_as_he_left_the_pitch_and_threw_a_water_bottle-a-23_1465655556520 3527DAE200000578-3636643-Albania_s_Xhaka_was_not_happy_at_being_substituted_after_61_minu-a-17_1465655540481

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura