FOTO/ Arrestohet predikuesi OBEZ i ISIS, policia e transporton me kamion

Jan 17, 2020 | 17:54
SHPËRNDAJE

Predikuesi dhe nxitësi i fanatikëve të ISIS u arrestua nga policia e Irakut ditën e sotme, pasi lëshoi një thirrje që justifikon vrasjet dhe përdhunimet.

Pas publikimit të fotove të Abu Abdul Bari, në rrjet kanë shpërthyer memet qesharake për shkak se ai ishte aq i shëndoshë, sa u desh që të ngarkohej në një kamion nga forcat irakiane të sigurisë, për ta lëvizur nga vendi ku kishte qëndruar i fshehur.

3

Predikuesi i urrejtjes ishte fshehur në Mosul dhe thirrjet e tij i shpërndante në rrjetet sociale. Por për shkak se për një kohë të gjatë i ishte dashur të qëndronte i fshehur dhe të mos lëvizte nga dhoma ai ishte bërë super obez duke shkuar ne 250 kilogram aq sa e kishte të vështirë që të ecte dhe as që bëhej fjalë që të ikte.

2 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura