FOTO/ Arrestohet 39-vjeçari, tentoi të korruptojë policinë pas shkeljes së semaforit

Jun 30, 2015 | 16:31
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Seksionin Anti-Korrupsion në Tiranë, ka arrestuar në flagrancë një person, i cili tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore.

Paratë e vendosura te leja e qarkullimit

I arrestuari është Artan Shaban Hymeri, 39 vjeç. Ai u arrestua te kryqëzimi i Ish-Fabrikës së Miellit. Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë u ndalua fillimisht nga Policia Rrugore pasi shkeli semaforin.

Ai po lëvizte me një automjet tip “Audi”, me targë AA 982 FH. Pas ndalimit, Hymeri tentoi të korruptojë efektivin e Policisë Rrugore, duke i zgjatur atij një kartëmonedhë 1000 lekëshe.

Automjeti i të ndaluarit

Menjëherë pas këtij gjesti, ai u arrestua nga Policia e Tiranës në akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ky është rasti i 44-t i kësaj që një person arrestohet për këtë akuzë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura