FOTO/ Arrestohet 21-vjeçari. Shkeli semaforin the tentoi të korruptonte policin

Jun 29, 2015 | 17:18
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 21-vjeçar pasi ky i fundit tentoi të korruptonte një polic rrugor. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit” ditën e sotme.

Automjeti i të arrestuarit

I arrestuari është Alban Dema, 21 vjeç. Ky i fundit po lëvizte me automjetin e tij tip “Opel Insignia”, me targë TR 9450 S kur shkeli semaforin.

Shuma e parave për policin rrugor

Ai u ndalua nga një polic rrugor, i cili nga verifikimet zbuloi se 21-vjeçari lëvizte me automjet pa leje qarkullimi. Mirëpo, i arrestuari tentoi t’i jepte 4 mijë lekë policit rrugor.

Kjo ka bërë që ai të arrestohet nën akuzën e korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura