FOTO/ Arrestimi i kultivuesit të drogës shoqërohet me të shtëna

Aug 26, 2016 | 13:56
SHPËRNDAJE

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë arrestuar shtetasin Kujtim Përndoj, 29 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

763e4219-a251-4e69-a744-36dfb6452818

Gjatë kontrrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Laku i Mollës” fshati Mollë Kuqe, njësia administrative Qafë Mali, Fushë Arrëz u konstatua 1 parcelë me 2400 bimë narkotike të llojit cannabis – sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Sakaq, dy armë zjarri, 40 cope fisheke model-56, dhe 20 cope fisheke të kalibrit 9 mm u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

fbbec87d-1c27-4fb3-95c0-b0c9df74c646

Gjatë momentit që forcat policore kanë kapur në flagrancë shtetasin Kujtim Përndoj bëhet me dije se janë dëgjuar të shtëna armësh në distancë, por jo në drejtim të forcave policore dhe nuk ka të dëmtuar.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë përdorur armë zjarri gjatë operacionit policor.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278, 284 e 25 të Kodit Penal.

c5ae2021-82d1-4694-bda9-c65e1f1effb7 f51aa687-a2ff-4060-acc1-27c63d533908

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura