FOTO/ Anastacia ‘shpërthen’ live në “Qemal Stafa”

Aug 25, 2015 | 23:53
SHPËRNDAJE

Duket se tashmë ajo i ka paguar “borxhet” e saj dhe është e lirë të jetojë.

Anastacia ne "Qemal Stafa"
Anastacia ne “Qemal Stafa”

Askush nuk e tepron nëse thotë se ajo është simbol i fitores së jetës mbi vdekjen. Me një energji shpërthyese, me një zë të jashtëzakonshëm, Anastacia, këngëtarja 47-vjeçare, ka ndezur stadiumin “Qemal Stafa”. Kishte kaluar kohë që kur Tirana nuk kishte përjetuar më atmosferën e ethshme të pritjes së një koncerti të madh. Dhe dje, Anastacia e riktheu këtë atmosferë në kryeqytetin shqiptar, duke e bërë pjesë të turneut të saj “Resurrection” (Ringjallje). Një titull domethënës, që lidhet me një moment të rëndësishëm të jetës së saj. Ka mposhtur sëmundjen, ka mposhtur vdekjen e tashmë është e gatshme të ringjallet në jetën e saj personale dhe artistike. 

image_450

Koncerti në Tiranë u organizua nga Living Room Entertainment, por ardhja e saj ka pasur edhe mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Por ndryshe nga ç’ishte njoftuar, këngëtaren e ka pritur përpara koncertit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa kryeministrit i është dashur të ndryshojë axhendë në momentet e fundit.

Në koncert, qeveria përfaqësohej me ministrat e Drejtësisë, Mbrojtjes dhe të Shtetit për Çështjet vendore. Në varësi të vendndodhjes, çmimi i biletave të koncertit varionte nga 10-40 euro. Dalja e Anastacias nën dritat e skenës u parapri nga interpretimi i fituesve të “The Voice of Albania” në vite, të cilët ngrohën dhe përgatitën atmosferën për daljen e shumëpritur…

Veç këngëve të albumit të ri, Anastacia ka kënaqur pritjen e publikut edhe me disa nga hitet e saj më të njohura. 

KËNGËTARJA
Artistja amerikane është cilësuar nga kritika edhe si këngëtarja e bardhë me zërin e zi, pikërisht për shkak të nuancave të forta “black” në vokalin e saj. Ajo ka shënuar kulmin e parë në karrierën e saj muzikore në vitin 2000, me albumin “Not that kind”, ndërsa kënga “I’m Outta Love” ishte kënga më e shitur e vitit. Hite të tjera vijuan më pas, duke e mbajtur sërish në majën e klasifikimeve botërore edhe pas diagnos-


anastacia
anastacia2 anastacia3
tikimit të parë të saj me kancer, në vitin 2003. Ajo rikthehet për publikun në vitin 2004, duke devijuar tashmë në rrymën “pop-rock”. Albumi arriti të zërë vendin e parë në shitjet e 11 vendeve të botës, ndërsa kënga “Left Outside Alone” mbajti vendin e parë në klasifikimet muzikore europiane për 11 javë. Por e prekur sërish nga sëmundja, në një kalvar 10-vjeçar ndërhyrjesh dhe mjekimesh, vetëm në tetor të vitit 2013, Anastacia deklaroi se më në fund e kishte mposhtur sëmundjen.

Është pikërisht albumi i saj i gjashtë, “Resurrection”, që mishëron këtë luftë të saj për jetën dhe që menjëherë pas daljes arrin në Top 10 në Itali, Holandë, Zvicër, Gjermani dhe Angli, ndërsa në klasifikimet austriake, irlandeze, portugeze dhe spanjolle hyn në top 20. Ky album u shoqërua edhe nga turneu me të njëjtin emër, që prej një viti vijon në Europë dhe Amerikë. Anastacia vjen në Tiranë pas koncerteve të suksesshme në Australi, Gjermani, Itali, Belgjikë, Holandë, Austri, Spanjë, Portugali. Turi i saj parashikon të mbyllet në 28 gusht, me një rikthim në Itali dhe pikërisht në Napoli.

SËMUNDJA
Dy vjet më parë, këngëtares iu desh të anulonte koncertet e saj. Gjatë një kontrolli rutinë ishte diagnostikuar sërish me kancer gjiri. Ishte hera e dytë për këngëtaren, të prekur nga e njëjta sëmundje në vitin 2003. Me një shëndet të brishtë qysh në moshë fare të re, Anastacias do t’i shembej gjithçka mbi krye në vitin 2003, në një kohë kur ishte në kulmin e shkëlqimit të saj. Në dukje një vajzë rebele, Anastacia do të shprehej vite më vonë për mediat se ishte stresi që po e vriste atë, dhe shumë gra që diagnostikohen me këtë lloj sëmundjeje.

“Nuk jam gati për këtë lloj biznesi. Nuk mund të jem dot ylli që kërkon të jem kompania ime”, do të thoshte ajo. Pasi përballoi me sukses përballjen e parë, në vitin 2008, këngëtarja do të kishte probleme me takikardinë, që arrin ta mbajë nën kontroll me anë të ilaçeve. Ndërsa dy vjet më parë do të diagnostikohej sërish me kancer. Sërish operacione, terapi… Sëmundja do t’i kushtonte heqjen e dy gjinjve. Për të përballuar sëmundjen e saj, Anastacia zgjodhi ta rrëfejë atë, duke u kthyer në një mbështetëse dhe shpresëdhënëse për të gjitha ato gra të prekura nga kanceri i gjirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura