FOTO/ Anaid Kaloti bëhet menaxher lokali

Jun 23, 2016 | 14:08
SHPËRNDAJE

Anaid Kaloti, djali nga Tirana i cili fitoi zemrat e shumë dashamirësve duke fituar në “Big Brother 4”, tashmë ka një punë të re. Sipas informacioneve tona dhe nga fotot e paparacit, ai ka marrë përsipër të menaxhojë një nga lokalet më in të kryeqytetit, bar-restorant “Divina”, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut.

13480487_1748368495406307_1310666298_n

Divina është hapur disa muaj më parë në atë zonë dhe njihet si investim i familjes Neranxi, e menaxhuar nga dy vajzat e famijes, Efi dhe Kristina. Mirëpo tani e tutje ju do të gjeni në ambientet e këtij lokali shumë elegant edhe Anaidin, djalin të cilin ne e kemi ndjekur 24 orë në “Big Brother” dhe e kemi votuar për të fituar atë kompeticion.

Anaidi ka mbaruar shkollën për gazetari, ka punuar për pak kohë në Bashkinë e Tiranës dhe tani do të bëjë këtë punë, e cila është shumë e bukur, pasi je gjithnjë në kontakt me njerëzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura