FOTO/ Ambasadorja amerikane nis pushimet në Jug, ndan fotot e takimit në Vuno duke pirë uzo me banorët: Do ta mbaj premtimin për…

Aug 3, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-08-03T094916.446

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka nisur këtë fillim gushti disa ditë pushime në Jug të Shqipërisë.

Diplomatja amerikane ka ndarë në profilin e saj zyrtar në Instagram disa foto gjatë një ndalese që ka bërë në fshatin Vuno dhe ku ka takuar qytetarë të zonës.
Sipas ambasadores, biseda me banorët asaj i ka lënë mbresa të mira dhe u ka premtuar se do të rikthehet sërish.

Postimi i plotë i ambasadores amerikane në Instagram

Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë kam nisur disa ditë pushime për të rimarrë energjitë. Shkova në #Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët.

Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan për një pije dhe për një bisedë shumë të bukur.

Kam kënaqësinë që mësova rreth fshatit tuaj, që ndamë pikëpamjet për jetesën në Shqipëri dhe bisedat për familjet tona.

Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u rikthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!

yuri kim vuno1 yuri kim vuno2 yuri kim vuno3 yuri kim vuno4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura