FOTO/ Alkoolizonin vajza të panjohura dhe më pas i përdhunonin, arrestohet çifti amerikan

Sep 19, 2018 | 19:29
SHPËRNDAJE

Një kirurg dhe e dashura e tij janë vënë në qendër të mediave në SHBA, pasi janë akuzuar për abuzime seksuale me disa presona.

Sipas mediave në vend, thuhet se çifti mund të ketë shkaktuar shumë viktima nga abuzimi seksual.

Granti William Robicheaux 38 vjeç dhe Cerissa Laura Riley 31 vjeç, sulmuan seksualisht dy gra të cilat i njohën në një bar dhe në një restorant në vitin 2016.

103470349_untitasfd32led-1

“Besojmë se të pandehurit shfrytëzonin paraqitjen e tyre të jashtme të mirë për t’iu afruar grave. Ka disa video ku gratë dukeshin të ishin shumë të dehura dhe të pafuqishme për të reaguar ndaj abuzimeve seksuale të të pandehurve. Bazuar në këto prova, besojmë se mund të ketë shumë gra të abuzuara që nuk janë të identifikuara“, citohet nga mediat në vend.

Çifti i drogonte ose i detyronte gratë të konsumonin sasi të mëdha alkooli për t’i dehur, dhe më pas shkonin në apartamentin e kirurgut, ku dhe i sulmonin seksualisht.

Deri tani, dy prej grave kanë pohuar se ishin takuar me dy të pandehurit dhe ishin droguar prej tyre, e më pas ishin abuzuar. Granti Ëilliam Robicheaux dhe Cerissa Laura Riley akuzohen për përdhunim dhe përdorim të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura