FOTO/ Aksident te “Rruga e Durrësit”, përplasen dy automjete. Një i plagosur

Jun 29, 2016 | 22:47
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në Tiranë, përkatësisht te “Rruga e Durrësit”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Për pasojë, është plagosur lehtë njëri nga drejtuesit e mjeteve, i cili është identifikuar me inicialet L.B. 37 vjeç.

Ai është dërguar në SQUT dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura