FOTO/ Aksident masiv në Angli, përplasen 6 makina. Ka viktima

Dec 17, 2017 | 11:49
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku për pasojë të paktën 6 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në Birmingham të Anglisë, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku disa automjete janë përplasur me njëri tjetrin, raporton “The Guardian”. Kanë qenë të paktën 6 mjetë të cilat janë përfshirë në aksidentin e ndodhur rreth orës 01:10 të mesnatës në një nënkalim në Lee Bank Middleëay.

ksident-bote-401x288

Të 6 personat që humbën jetën në vendin e ngjarjes, përfshijnë shoferin e taksisë dhe dy pasagjerët e tij, një burrë dhe një grua, së bashkë me 3 burra të cilët përfunduan jashtë një makine në momentin e përplasjes.

auto_71513505056

Policia e Ëest Midlands ka nisur hetimet, për atë që e përshkruajti si një ngjarje “shumë të vështirë dhe të trishtueshme”, ndërsa një zëdhënës i shërbimit të ambulancës e përshkroi skenën e aksidentit si shumë të rëndë.

Ai tha se fillimisht në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa 3 të tjerat janë përplasur në përpjekje për t’u shmangur. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura