FOTO/ Aksident i rëndë tek ish-sheshi “Shqiponja”, kamioni përplas për vdekje një kalimtare. Detajet për ngjarjen

Feb 26, 2021 | 12:41
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

aksident-tirane

Nga informacionet e para mësohet se një kalimtare është përplasur për vdekje nga kamioni i një firme ndërtimi.

Për disa minuta trupi i viktimës ka qëndruar poshtë kamionit, ndërsa është është dashur ndërhyrja e një vinçi, i cili ka ngritur mjetin e tonazhit të rëndë për të bërë të mundur nxjerrin e trupit të pajetë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici.

“Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura