FOTO/ Aksident i rëndë rrugor, mes të plagosurve gjenden 4 fëmijë

Jun 26, 2016 | 17:42
SHPËRNDAJE

Një autobus me studentë që po kthehej nga Saranda në Tiranë dhe një autoveturë me targë të huaj janë përplasur në Qafë Muzinë.photo 1 (2)Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona (3 të rritur dhe 4 fëmijë), të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Autovetura është me targë të huaj KYB 3616, ndërsa autobusi me targë AA 355 KU. Personat e plagosur po udhëtonin me autoveturën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër pranë vendit të quajtur “Qafa e Muzinës”.

Një automjet me targë greke KIB366 është përplasur aksidentalisht me një autobus me targë AA 655 KU dhe për pasojë kanë marrë dëmtime 7 persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht janë lënduar drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.

Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
photo 2 (2) photo 3 (1) photo 1 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura