FOTO/ Aksident i rëndë në Sauk, humb jetën 55-vjeçari

Aug 27, 2015 | 18:07
SHPËRNDAJE

Një 55-vjeçar humbi jetën sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur tek rrethrrotullimi në Sauk.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore lidhëse mes rrethrrotullimit të Saukut dhe pjesës jugore të Unazës së Madhe të Tiranës.

Makina tip “Benz” me targa AA 366 AH humbi kontrollin në rrethana ende të paqarta dhe ra nga një lartësi mbi 15 metra.

Për pasojë drejtuesi i mjetit gjeti vdekjen ndërsa nxjerrja e tij ka qenë e vështirë nga makina për shkak të dëmtimit të skeletit metalik të mjetit.

Më herët në një aksident të ndodhur në 09.15, një burrë me të shoqen që ishin këmbësore, janë goditur nga një makinë me targa AA 788 JM.

Mjeti në pronësi të V.Ll, 38 vjeç, ka plagosur burrin dhe gruan që ishin kalimtarë të identifikuar me inicialet A dhe N Celmeta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura