FOTO/ Aksident i rëndë në Peqin-Elbasan, një i vdekur dhe tre të plagosur

Feb 10, 2016 | 17:57
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Balldren. Në aksident mësohet se janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej të cilëve është me targa të huaja.

Foto nga aksidenti
Foto nga aksidenti

Të dyja mjetet e përfshira në aksident janë dëmtuar tërësisht, ndërsa mësohet se 1 person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë, është kërkuar ndihma e zjarrfikësve. Qarkullimi është bllokuar përkohësisht në këtë aks.

“Më datë 10.02.2016 në aksin rrugor Elbasan -Peqin,në fshatin Balldren janë përplasur dy mjete mjeti tip “Peugeot” veturë me targa AA206KN dhe mjeti tip “Audi” me targa Angleze HY 04 HYF.

Si pasojë një shtetas ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe janë aksidentuar shtetasit: 1. V.Ç, 32 vjeçe banuese në Elbasan. 2. S.S, 33 vjeç banues në Elbasan. 3. M. B, 58 vjeç, banues në Peqin. 4. B.G 62 vjeç, , banues ne Peqin. Të katër shtetasit, u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, shkruan njoftimi i Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura