FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me autobusin, humbin jetën 5 të rinj

Jan 23, 2022 | 8:37
SHPËRNDAJE

aksidenti-Brescia-1Pesë të rinj katër djem dhe një vajzë, humbën jetën në një aksident në Itali. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Brescias, ku një makinë dhe një autobus janë përplasur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës.

Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që të rinjtë të humbnin jetën në vend. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të 118 ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Sipas mediave italiane viktimat janë Dennis Guerra, El Harram Imad, Natiq Imad, Natiq Salà dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura