FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Levan-Fier, plagosen katër persona, vdes gruaja shtatzënë

Aug 21, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Levan-Fier. Sipas informacioneve të parë mësohet se kanë mbetur katër të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur qafa e Koshovicës dhe janë përplasur dy automjete.

aksidenti levan

Sipas informacioneve mësohet se viktima është një grua shatzënë, ndërsa mes të plagosurve ka dhe fëmijë.

Më tej “Panorama” mëson se viktima ishte e moshës 26-vjeçe dhe ishte 6 muajshe shtatzënë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të rëndë, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjet e shkaqeve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura