FOTO/ Adnan Januzaj ngacmon me SMS seksi modelen e “X-Factor”

Jan 18, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Një nga pjesëmarrëset e shout “X-Factor” në Britani, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie intime me yllin e martuar të Mançester Junajtid, Antoni Marsial ka thënë për “The Sun” se është bombarduar me oferta për marrëdhënie intime edhe nga kolegët e tyre, mes tyre, Adnan Januzaj, Jesi Lingard, Nik Pauell dhe Guillermo Varela.

Martial1Modelja Emili Ueidman, 24-vjeçare ka tronditur klubin anglez me deklaratat e saj, teksa ka thënë se sulmuesi i Mançester Junajtid ka bërë një udhëtim romantik me të në Paris në fillim të këtij viti.

Tashmë ajo pretendon se edhe kosovari  i ka bërë oferta për seks. “Kam marrë mesazhe të panumërta nga ai dhe shokët e tij që kërkojnë të dalin dhe të shkojnë me mua”, tregon ajo për “The Sun”.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i një prej përfaqësuesve të Januzaj , i cili ka thënë se futbollisti me origjinë shqiptare nuk i ka dërguar asnjë sms modeles së “X-Factor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura